English

Kryeministri maqedonas, pa asnjë shqiptar në vizitat zyrtare

Shkup, 4 janar, NOA - Kryeministri Nikolla Gruevski ka vazhduar vizitën e tij të radhës në Tel Aviv të Izraelit, sërish duke mos përfillur asnjë zyrtar të lartë shqiptar, përkatësisht anëtarët e kabinetit qeveritar nga radhët e partisë shqiptare në pushtet. Sipas kabinetit të kryeministrit, Gruevski në vizitën e tij tre ditore në Tel Aviv shoqërohet nga zv/kryeministri, Vladimit Peshevski, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska si dhe drejtori i Agjencisë për investime të huaja Viktor Mizo.

Delegacioni maqedonas në përbërjen e lartpërmendur gjatë kësaj vizite do të prezantoj mundësitë për investime në Maqedoni. Përskaj kësaj do të themelohet edhe Oda ekonomike Izrael-Maqedoni.

Nesër, kryeministri Gruevski do të takohet me kryeministrin e Izraelit, Shimon Perez, ministrin e punëve të brendshme, Avigdor Liberman, dhe kryeministrin Benjamin Netanjahun.

Kohëve të fundit kryeministri i vendit ka realizuar në numër të madhë vizitash në vendet fqinje të rajonit si dhe vende tjera, mirëpo në të shumtën e rasteve delegacionet e tij nuk përbëhen nga asnjë shqiptarë. Ky është edhe diskriminimi i radhës i qeverisë së Maqedonisë ndaj faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

NOA-INA

KOMENTE