English

Në Dubai përurohet grataçela më e lartë në botë prej 800 m, kushtoi 4.1 miliardë USD

Dubai, 4 janar, NOA - Pa marrë parasysh perspektivën e një politike ekonomike të ngecur keq në krizën globale financiare, në Dubai do të inaugurohet grataçela më e lartë në botë.

Ajo është cilësuar për momentin si ikonë e ndërmarrjes së shfrenuar që në më pak se një dekadë u ngrit në plazhin e shkretëtirës duke çuditur gjithë botën për nga madhështia e saj.

E gjatë prej 800 metrash, ajo është e përbërë nga xhami dhe çeliku dhe mësohet se është ndërtuar gjatë një periudhe prej pesë vjetësh, me një buxhet prej 4.1 miliard dollarësh.

Ajo do të inaugurohet përmes një ceremonie të veçantë në ditën e përvjetorit të katërt të ditës kur u ngjit në fron sheiku Mohammad Al Maktoum në Dubai.

E themeluar në vitin 2003, guri i themelit të së cilës u vendos saktësisht në 2004, e tregon ndërtesën më të madhe në botë, Burj Dubai, si një sfidë ndaj krizës ekonomike.

Planet për ta populluar këtë grataçelë madhështore janë llogaritur për 160 apartamente të banueshme, nga të cilat 49 janë të ndarë në zyra biznesesh të fuqishme, përfshirë edhe 58 ashensorë që udhëtojnë me një shpejtësi prej 10 metrash për sekondë etj.

n.e/NOA

KOMENTE