English

Një 40-vjeçar shqiptar fsheh 30 gramë kokainë në të mbathurat

Livorno, 5 Janar NOA - Vendi më i mirë për të fshehur 30 gramë kokainë që në tregun e zi vlen jo më pak se tre mijë euro, është menduar të ishte pjesa intime por edhe aty, 40-vjeçari shqiptar ka dështuar sepse policia ia ka kontrolluar dhe mbathjet duke i gjetur drogën e fortë që kishte fshehur.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lokalitetin Cecina në Livorno, ku policia vendase komunikoi arrestimin e një 40-vjeçari shqiptar, i proceduar më parë penalisht, pasi duke udhëtuar me tren, iu kap sasia e drogës së fortë.

Policia tha se shqiptari vinte nga Pisa me tren dhe kur forcat e rendit ushtruan kontroll rutinë, shqiptari tentoi të arratiset duke dalë nga treni dhe u hedhur nëpër binarë.

Ai u ndoq nga policia e cila e kapi dhe në kontroll e sipër i zbuloi kokainën në mbathje.

i.s/r.b/NOA

Â

KOMENTE