English

Përmbytjet, Olli: Në rast se përkeqësohet situata, banorët do evakuohen me forcë

Tiranë, 4 janar NOA - "Nëse situata përkeqësohet, do të përdoret forcë për të evokuar banorët të cilët nuk pranojnë të largohen".

Kështu ka paralajmëruar sot Drejtori i emergjencave Civile, Alfred Olli, gjatë një konference për shtyp dhënë ditën e sotme.

Sipas Ollit, prioriteti i emergjencave është mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Më tej drejtori i Emergjencave Civile ka sqaruar sot se situata në zonat e përmbytjeve është përmirësuar gjatë ditës së sotme, pasi niveli i ujit ka rënë në 20 centimetra.

Sipas tij deri më tani në bashkinë e Shkodrës janë evakuuar 37 familje.

k.k/NOA

KOMENTE