English

Raportuesja e PE për Kosovën: Liberalizimi i vizave, pas 2-3 vjetësh

Prishtinë, 4 Janar NOA - Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, tha sot se do të angazhohet që sa më shpejt edhe Kosova të bëhet pjesë e Listës së Bardhë të Shengenit.

Por ajo paralajmëroi se ky proces mund të zgjasë dy deri tre vjet. "Për fat të keq akoma nuk janë pjekur kushtet që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi lëvizjeje të lirë pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian.

Por hapi i parë është bërë. Është me shumë rëndësi që tani, në vitin 2010, të fillojë puna për përmbushjen e kushteve që kërkon udhërrëfyesi i BE për Kosovën. Personalisht, ju premtoj se do të angazhohem që vizat për qytetarët e Kosovës të hiqen sa më shpjet që është e mundur, megjithatë druaj se kjo do të marrë një, dy, apo më së largu tri vjet deri sa të bëhet kjo", ka thënë Lunaçek, në një intervistë për Radio Kosovën. Por Ulrike Lunaçek thekson se për fat të mirë, në Parlamentin Evropian, ia kanë dalë që në rezolutën e BE-së e cila është përkrahur edhe nga Këshilli Evropian dhe Komisioni, të futet vendimi për heqjen e vizave në vitin 2010 edhe për Shqipërinë dhe Bosnjën.

"Ajo që është me shumë rëndësi, ia kanë dalë që në rezolutë të përmendet edhe Kosova, dhe kjo është përkrahur në konkluzionet e Këshillit Evropës me të cilat i rekomandohet Komisionit Evropian hapja e dialogut për liberalizmin e vizave me Kosovën". "Mendoj se edhe qytetarët e Kosovës duhet të bëjnë përpjekje që këtë çështje mos ta shohin në këtë mënyrë. Kjo nuk është prapavija e këtij veprimi nga Bashkimi Evropian", ka thënë Lunaçek, duke komentuar përshtypjen se Bashkimi Evropian shpërbleu xhelatin dhe po dënoi viktimat. "E vërteta është se, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Unë, personalisht do të angazhohem që heqja e vizave të ndodh edhe për Kosovën, por siç e thashë, janë në pyetje një mori faktorësh politikë, për të cilët nuk dua të hyjë në detaje. Personalisht e konsideroj tejet të rëndësishme të theksoj faktin se ne në Parlamentin Evropian ia kemi dalë që bashkë me Komisionin Evropian, të bëjmë një hap të madh në këtë drejtim, e që është fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën", ka thënë raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Lunaçek, në këtë intervistë.Â

Â

KOMENTE