Shëngjin, 4 janar NOA - Nis ndërtimi i argjinaturës mbrojtëse në ishullin e Shëngjinit.
Për ndërtimin e argjinaturës janë angazhuar forca të shumta të ushtrisë dhe Shtabi i Emergjencave Civile të cilët kanë nisur punimet ditën e sotme.
Shkak për nisjen e ndërtimit të argjinaturës mbrojtëse ka qenë baticat detare të cilët gjatë ditëve të fundit shkaktuan përmbytje të dhjetëra banesave dhe disa hektarë tokave.
Mësohet se aktualisht gjendja paraqitet e qetë në këtë zonë, dhe banorët janë rikthyer në banesat e tyre.
Përmbytjet shkatërruar tetë shtëpi duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa prekë dhjetëra banesa të tjera.
k.k/NOA