Shkodër, 4 janar, NOA - Shtabi i Emergjencës në Shkodër pas një mbledhje urgjente të zhvilluar paraditen e sotme, ka dalë me vendimin për evakuimin e menjëhershëm të 130 personave nga lagjia Bahçallëk të cilët rezultojnë në rrezik përmbytje.
Duke marrë në shqyrtim situatën emergjente të krijuar nga përmbytjet e fundit, ekspertët e këtij shtabi kanë vlerësuar si emergjent evakuimin e këtyre banorëve.
Bëhet me dijeni se ata do të sistemohen në ish-repartin ushtarak të Melgushit, ndërsa do të pajisen me veshmbathje dhe ushqime.
Sipas të dhënave të komunikuara, mësohet se në komunën e Dajçit, deri tani ka 55 familje të evakuara.
Ndërkaq, Shtabi i Emergjencës në Shkodër ka marrë vendimin edhe për dërgimin e
pakove me ushqime në fshatin Obot, banorët e të cilit janë bllokuar nga uji, por nuk pranojnë të evakuohen siç kanë bërë shumë të tjerë.
n.e/NOA