Madrid, 4 janar, NOA - Viti 2010 duket se nuk ka nisur i mbarë për disa skuadra të mëdha të futbollit. Kështu, ekipi kampion i Manchester United është duke u përjashtuar nga Kupa FA, duke shënuar herën e parë pas 25 vitesh të eliminimit nga Kupa FA që në raundin e tretë.
Ndeshja e djeshme ka ndërruar edhe mendjen e Ferguson, i cili ka thënë se nuk do të luajë me lojtarët e rinj në gjysmëfinalen e Kupës Carling, të cilën do ta zhvillojë kundër Manchester Cityt të mërkurën.
"Kemi një gjysmëfinale të mërkurën dhe shumë prej këtyre lojtarëve nuk do të luajnë. Duhet ta shihni këtë paraqitje në aspektin pozitiv. Jam i befasuar me paraqitjen pasi përgatitja jonë për ndeshjen ishte shumë e mirë. Por kurrë nuk e treguam. Kualiteti i pasimeve dhe e gjithë paraqitja ishte e dobët", mësohet të ketë thënë Ferguson.
Ndërkaq, pas Barcelonës, edhe Real Madridi nuk e ka filluar me këmbë të mbarë vitin e ri 2010- duke nxjerrë vetëm një pikë në javën e 16-të të La Ligas.
Mbretërit kanë barazuar pa gola, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma si mysafirë të Osasunas në stadiumin Reyno de Navarra.
Pas këtij barazimi, Reali do të mbetet dy pikë prapa Barcelonës që prin në Kampionatin spanjoll.
n.e/NOA