English

Vlorë, dy persona të armatosur grabisin një pikë karburanti

Vlorë, 4 janar NOA - Një pikë karburanti në qytetin e Vlorës është grabitur mbrëmë nga dy persona ende të panjohur për policinë.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të natës duke u gdhirë dita e sotme në një pikë karburanti në dalje të Vlorës përgjatë rrugës drejt Babicës, kur dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e karburantit.

Me armë ata kanë kërcënuar rojën të mos lëvizte nga vendi ndërsa i janë afruar kasafortës të cilën e morëm dhe u larguan me shpejtësi.

Burime nga policia thanë se roja nuk është dëmtuar nga grabitësit po nuk ka mundur dot të ruajë paratë e xhiros ditore.

Sipas policisë e cila ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, janë vjedhur rreth 12 milionë lekë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE