English

Borxhet, Maradona nxjerr në ankand vëthin me diamante

Buenos Ajres, 5 janar, NOA - Vëthi me diamante i trajnerit të ekipit të Argjentinës, Diego Maradona do të dalë në shitje. Mësohet se vetëm njëri nga gurët e çmuar të këtij vëthi vlen më shumë se 4 mijë euro. Vëthi ka dalë në ankand për të nxjerrë të paktën një pjesë të borxheve që i ka kampionatit italian të futbollit.

Maradona ka qenë në një hotel në Merano të Italisë kur forcat e Guardia di Finanza-s kanë shkuar në dhomën e tij dhe kanë kapur vëthin "magjik". Në fakt, shuma e fituar prej tij është shumë e vogël në krahasim me një borxh prej 36 milionë euro që ai ka akumuluar nga mospagesa e taksave mbi të ardhurat personale.

n.e/NOA

KOMENTE