English

Elvira Diamanti emërohet si drejtuesja e re e Arkivit të Filmit

Tiranë, 5 janar, NOA Nga Milena Selimi - Viti 2009 ka sjellë shkresën e fundit të ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferri me urdhrin për emërimin e aktores Elvira Diamanti në postin drejtues të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Vetëm një muaj pas largimit të kineastit Artan Minarolli, aktualisht kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike, vjen ky emërim për këtë post, me një vendim të datës 30 dhjetor të ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferri.

Aktorja Elvira Diamanti ka interpretuar në filmat "Radiostacioni" (1979), "Liri a vdekje"(1979), "Shoqja nga fshati"(1980), "Në Prag të lirisë" (1981), "Shokët"(1982), "Dasma e shtyrë" (1984), "Të shoh në sy"(1984), "Përrallë nga e kaluara" (1987), "Muri i gjallë"(1989), "Një djalë e një vajzë" (1990), "Dasma e Sakos" (1998) dhe së fundmi në filmin "Ne dhe Lenini"(2008).

Në teatër bëhet e njohur me rolet "Kush e solli Doruntinën" (1989), "Mësuesi i Letërsisë", "Nata me hënë", "Shi në plazh"(1982), "Shtëpia e Bernarda Albës" dhe "Vdekja e Dantonit".

Elvira Diamanti ka qenë aktore e stafit të Teatrit Kombëtar deri në vitin 2002, më pas u caktua drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Fëmijëve (ish-Teatri i Kukullave) deri në vitin 2008.

Ka qenë anëtare në Këshillin Miratues të Projekteve të Filmit Artistik, në Qendrën Kinematografike deri në dhjetor 2008.

Në vitin e fundit, ka qenë shefe e protokollit pranë Presidentit të Shqipërisë. Janari 2010 e gjen në postin e drejtueses së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE