English

Greqia, gati për t'i dorëzuar BE-së planin e stabilitetit ekonomik

Athinë, 5 janar, NOA - Greqia duhet t'i dërgojë sa më shpejt Bashkimit Evropian  projektin e "planit të stabilitetit ekonomik". Ai ka si objektiv të tij reduktimin e deficitit të brendshëm nga 12.7 % që është aktualisht në këtë vend në nivelin prej 8.7 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë këtij viti. Ndërkaq, ky plan parashikon që ky deficit të arrijë treguesin prej 3 % deri në vitin 2013.

Parashikohet që dokumenti përfundimtar i planit të stabilitetit ekonomik të dorëzohet nga pala greke në mes të janarit dhe gjatë datave 18-19 ku ministri grek i Financave, Giorgio Papaconstantinou do ta ilustrojë atë në mbledhjet e Eurogrupit dhe 'Ecofin' (Këshilli për Punët Ekonomike dhe Financiare i BE-së).

Ndërkaq, të dhënat mediatike flasin për një shifër rreth 54 miliard euro borxh të cilat mund t'i nevojiten Greqisë gjatë këtij viti për të përballuar krizën e brendshme.

Një pjesë e parë të borxhit Athina mund të tërheqë rreth 20 % të totalit në tre muajt e parë të këtij viti.

n.e/NOA

KOMENTE