English

Krujë, gruaja denoncon bashkëshortin: Më ka dhunuar 5 vjet resht

Krujë, 5 janar NOA - Një 43-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj pasi e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht prej 5 vitesh.

Sh.M, nënë e dy fëmijëve është paraqitur ditën e djeshme në ambientet e Komisariatit të Policisë së Krujës ku ka pretenduar se është dhunuar në mënyrë sistematike që prej 5 vitesh fizikisht e psikologjikisht se bashku me dy vajzat e saj nga bashkëshorti i saj, U.M. 40-vjeç.

Fill pas kallëzimit policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes, ndërsa materialet iu dërguar për ndjekje Gjykatës së Rrethit Krujë.

k.k/NOA
KOMENTE