English

Motoçklieta del nga rruga, plagosen dy adoleshentë

Durrës, 5 janar NOA - Policia e Durrësit ka nisur dje procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 17-vjeçarit E.H., lindur dhe banues në Arremeras të Krujës.

Procedimi penal ndaj tij filloi për arsye se dy ditë më parë teksa drejtonte motocikletën tip-Yamaha me targa 50 Ç në rrugën nacionale K.Fushë-Krujë, ne vendin e quajtur Arremeras ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rrugë.

Për pasojë është dëmtuar ai vetë si dhe pasagjeri A.H., 19-vjeç.

Të dy të dëmtuarit ndodhen të shtruar në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Policia filloi ndjekjen penale në ngarkim të adoleshentit për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

k.k/NOA

KOMENTE