English

Operacioni "Start 2010" sekuestron 20 kg kanabis, arrestohen tre transportuesit

Tiranë, 5 janar, NOA - Tre persona që transportonin 20 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në bagazhin e një makine kanë rënë në prangat e policisë.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Tiranës për agjencinë e Lajmeve NOA të cilat bëjnë me dije se aksioni për kapjen e tyre u krye në kuadrin e operacionit të koduar "Start 2010".

Konkretisht, personat e arrestuar janë 19-vjeçari Andi Stojani, banues në fshatin Bilaj të Krujës; 20-vjeçari Spartak Cangu, banues në Verjon të Krujës dhe 33-vjeçari Edi Brata, edhe ky banues në këtë fshat.

Ata u kapën në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tiranë e pikërisht në afërsi të fshatit Arameras.

Gjatë ushtimit të një kontrolli në automjetin tip Honda me targa greke NHO 3778, Â pronë e Edi Bratës me të cilin udhëtonin këta tre persona u gjet sasia prej rreth 20 kilogramë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.

Brenda pak ditëve, ky është rasti i dytë i goditjes së aktivitetit të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve, pas atij të arrestimit të tre shpërndarësve të narkotikëve nga shërbimet e luftës kundër drogës në Durrës.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE