English

Përmbytjet në Shkodër e Lezhë, deputetet e PS-së ndjekin situatën në terren

Shkodër, 5 janar NOA - Deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Shkodrës, Ilir Beqja dhe Astrit Beci, kanë ndjekur nga afër situatën në komunën e Anës së Malit, e cila sa vjen e përkeqësohet.

Përveç Obotit janë përmbytur pjesërisht dhe tre fshatra të tjerë, Xhakaj, Kurt dhe Goricë. "Niveli i ujit ndërkohë po rritet", raportojnë nga terreni deputetët e këtij qarku.

Ndërsa deputeti i Lezhës, Gjovalin Kadeli ka qenë në Tale dhe në Shëngjin.

Situata në këto zona me reshjet e sotme ka krijuar sërish problematikë, por jo emergjencë. Dëmet materiale në këto dy zona janë të mëdha pasi janë përmbytur mjaft shtëpi.

Deputeti i PS, Kadeli në bashkëbisedim me banorët e dëmtuar është shprehur se opozita është solidarizuar me shqetësimin e tyre dhe do bëjë gjithë presionin e duhur ndaj qeverisë që premtimet këtë herë mos mbeten vetëm në ekranet e televizioneve, por banorët e Tales dhe të Shëngjinit të Â dëmshpërblehen financiarisht.

k.k/NOA

KOMENTE