English

PS, Imeraj: Prifti të kërkojë falje për keqmenaxhimin hidrik

Tiranë, 5 janar NOA - Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj ka reaguar sot për deklaratën e ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti i cili akuzoi opozitën se po bën deklarata të papërgjegjshme për situatën e krijuar nga reshjet.

"Nuk i takonte Dritan Priftit të dilte sot në publik e të akuzonte opozitën. Dritan Prifti, tashmë mund të bëjë vetëm një Â gjë: t'u kërkojë ndjesë shqiptarëve.

T'i kërkojë ndjesë të gjithë atyre familjeve që sot u duhet të lënë në mëshirën e fatit banesat e tyre.

T'i kërkojë ndjesë të gjithë atyre shqiptarëve që sot duhet të sakrifikojnë prodhimet e tyre bujqësore" tha Imeraj.Â

Sipas saj, Dritan Priftit duhet t'i vijë turp që gjen kurajën të akuzojë opozitën, pasi sipas saj, është pikërisht opozita që po organizon vullnetarët e saj për t'i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare fatkeqe për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të Dritan Priftit dhe shefit të tij pinok.

"Turp për Dritan Priftin, që në harkun kohor të 2 javëve solli shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe përmbytjet për shkak të keqmenaxhimit të rezervave hidrike.

Ashtu si dy javë më parë kur akuzonte OSSH për rritjen e çmimit të energjisë, edhe sot Dritan Prifti gjeti kurajën të akuzonte OSSH për importin e energjisë.

Nuk të beson më asnjë shqiptar zoti Prifti, as ty dhe as pinokun që ke për shef.

Ministri je ti, dhe përgjegjësia është e jotja" përfundoi Imeraj.

k.k/NOA

Â

KOMENTE