Pogradec, 5 janar, NOA - Reshjet e vazhdueshme të dëborës të rëna gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kryesisht në zonat e veriut të Shqipërisë kanë shkakruar bllokimin e shumë prej tyre.
Por e vështirë paraqitet ndërkaq situata edhe në disa zona lindore të vendit, si ajo e Pogradecit, ku konkretisht janë shfaqur probleme në aksin Përrenjas-Pogradec për shkak të reshjeve të dëborës. Sipas të dhënave të raportuara, Qafë-Thana është e kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërkohë që trashësia e dëborës në këtë zonë arrin në 30 centimetra.
Për shkak të dëborës dhe akullit të krijuar nga ngritja e saj janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse nacionale prandaj mjetet rekomandohet që të lëvizin të pajisur me zinxhirë.
Edhe në zonën e Korçës kanë nisur reshje të konsiderueshme duke shkaktuar vështirësi, veçanërisht në aksin Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Kolonjë. Ndërsa në zonën e Dibrës shumë fshatra rezultojnë të bllokuar, mes tyre edhe Kalaja e Dodës, si edhe të tjerë në komunën e Lurës. n.e/NOA