English

Sulmon me armë tre të rinj, arrestohet 24-vjeçari

Tiranë, 5 janar NOA - Një 24-vjeçar është arrestuar dje nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një mjeti me të cilin po udhëtonin tre të rinj.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë kur Ernest Doda, 24-vjeç dyshohet se në rrugën Kamëz-Laknas te kryqëzimi me Valiasin, ka zbrazur automatikun në drejtim të automjetit tip-Opel, me targa TR 5624 J.

Sipas policisë mjeti drejtohej nga Mariglent Lleshi, 23-vjeç, ndërsa ndodheshin si pasagjerë vëllai i tij Paulin Lleshi 20-vjeç dhe Artur Prendi, 22-vjeç. Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri ka pasur vetëm dëmtime të mjetit.

Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale ndërkohë që materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale të "Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake".

k.k/NOA

KOMENTE