English

Tiranë, gjendet i vdekur i moshuari në banesë, policia: Dyshohet të jetë vrarë

Tiranë, 5 janar NOA - Largohet nga banesa në kryeqytet për të jetuar në pronat e tij në fshat por gjendet i vdekur.

Ky ka qenë fati i një 71-vjeçari i cili dyshohet të jetë vrarë.

Ngjarja ndodhi dje në fshatin Gror Tiranë kur është gjetur i vdekur 71-vjeçari Shefik Grori.

Sipas policisë i moshuari ishte larguar nga banesa e tij në Tiranë që më datë 25 dhjetor të vitit 2009dhe kishte shkuar për të jetuar tek pronat e tij të ndodhur në fshatin Gror, ku dhe jetonte i vetmuar. Ai është gjetur i vdekur, dhe menjëherë u lajmërua policia e cila mbërriti në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.

Burime nga policia thanë se në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë grupi hetimor i formuar për të sqaruar me tej rrethanat, motivet si dhe administruan të gjitha provat në vendngjarje, ndërsa materialet, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Vrasjes me dashje".

Policia nuk ka dhënë detaje për shkakun dhe mënyrën e vrasjes së të moshuarit ndërsa nuk bën gjithashtu të ditur edhe autorët e kësaj ngjarjeje.

k.k/NOA

KOMENTE