English

Vetëvendosja thirrje komunës së Deçanit: Pengoni vizitën e Tadiçit

Prishtinë, 5 janar NOA - Lëvizja Vetëvendosja ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës theksuar se Pieter Feithi dhe EULEX-i po ia lehtësojnë realizimin e qëllimit, njeriut kryesor politik të Serbisë, Boris Tadiqi, që do të vizitojë Kosovën.

"Tadiç mendon për Kosovën ashtu siç menduan të gjithë burrështetasit serb pa dallim gjatë këtyre shekujve të fundit: Kosova është tokë serbe dhe kulturë serbe, kurse shqiptarët ardhacakë uzurpues.

Prandaj, mendon ai, toka duhet kthyer, kurse ardhacakët të spastrohen.

Është tjetër që Tadiçi nuk po ua bën shqiptarëve atë që ua bëri Milosheviqi: gjithçka reduktohet në pamundësi, por aspak në vullnet. Se ç'ka do t'i bënte Kosovës, Tadiç e kemi shembullin e gjallë në Luginë të Preshevës, ku shqiptarët i janë nënshtruar një terrori, shkelje e diskriminimi edhe më të egër se në kohën e Milosheviqit" thuhej në deklarëtn e lëshuar sot nga Vetëvendosja.

"Qeveria, Pieter Feithi dhe EULEX-i po e lozin vallen e vjetër: institucionet ndërkombëtare ua dorëzojnë institucioneve të Kosovës kërkesën e Tadiçit për vizitë, bashkë me rekomandimin e tyre jopublik (sigurisht pozitiv), që në fakt, më pas bëhet vullnet i Qeverisë.

Hashim Thaçi pastaj del e mburret se ishte Qeveria e cila në mënyrë të pavarur dhe me vullnet të plotë vendosi t'ia lejojë Tadiçit vizitën e tij në Kosovë.

Gjithsesi, duke e ditur paraprakisht disponimin armiqësor të kësaj vizite, aq më keq nëse Qeveria ka vendosur e pavarur dhe me vullnetin e saj.

Kjo do të thotë që Qeveria e Kosovës me plot vetëdije po i bën keq vendit tonë, dhe bile po na tregon për këtë gjë!" deklaroi më tej lëvizja Vetëvendosja.

"Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Tadiçi ka paralajmëruar se do të ndalet edhe te Manastiri i Deçanit. Ne i bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës së Deçanit që t'i mobilizojë institucionet komunale dhe popullatën kundër kësaj vizite dhe për pengimin e saj, dhe kësisoj të mos i bashkohet bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës me Boris Tadiçin.

Prej Deçanit ai me siguri që, ashtu siç ka ndodhur edhe herave të tjera, do ta lëshojë kushtrimin për gjithë serbët kudo që jetojnë ata, për të mos e harruar Kosovën si tokë të shenjtë të Serbisë të dhuruar nga Zoti" deklaroi Vetëvendosja.

KOMENTE