English

Arrestohet agresori, iu fut një adoleshenteje brenda në shtëpi

Korçë, 6 janar, NOA - I është futur tek dhoma e saj dhe ka tentuar ta marrë me forcë për ta çuar në shtëpinë e tij. Kjo është ngjarja që i ka ndodhur një 19-vjeçareje nga fshati Ormen-Pojan i Korçës e cila ka denoncuar në polici agresorin që deshi ta rrëmbente nga shtëpia. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ky person është ndaluar tashmë.

Mësohet se ai është 27-vjeçari Manuel Halimi, ndaj të cilit u kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të "Heqjes së paligjshme të lirisë e mbetur në tentativë dhe dhunim i banesës", parashikuar nga neni 110 /1 e 22 dhe 112/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet e mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të tjera.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE