Berna, 6 janar NOA - Një alarm për bombë ka ndërprerë rrjedhën normale të punës në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berna.
Njoftimi për një bombë u përhap pas konstatimit të një pakoje të dyshuar si bombë e vendosur pranë ambasadës.
Forca të shumta policia vetëm pas verifikimeve të para konstatuan se pakoja ishte e parrezikshme dhe nuk bëhej fjalë për bombë.
Pas verifikimit të kryer zëdhënësi i zyrës së informacionit pranë ambasadës ka deklaruar menjëherë fillimin e punës.
Gjithashtu zëdhënësi i policisë në Berna ka pohuar se "nuk paraqitet asnjë rrezik".