English

Çudia, nga Kolumbia vijnë çokollatat ... me drogë

Kolumbi, 6 janar, NOA - Â Çokollata Santa Claus në përbërje të lëngshme, me një vlerë shitje të paktën rreth 300 mijë euro, janë importuar nga Kolumbia në Alassio. Trafikun e drogës së pazakontë, e cila është bërë nëpërmjet një ndërlidhësi ndërkombëtar, e ka zbuluar policia e Alassios në një operacion në bashkëpunim me policinë e Gjenovës dhe policinë e aeroportit të Londrës.

Si rezultat i operacionit të koduar "Serenada de amor" u arrestuan Luis Armando Ramirez, rezident në Alassio dhe Mariano Rodriguez Venturini, kolumbian, por në fakt banues në Alassio, që prej 32 vjetësh. Droga ishte fshehur në vezë të veshura me çokollatë të mbështjella me ambalazhin e produkteve të markës së çokollatave braziliane "Serenada de amor", e cila i dha emrin e vet operacionit.

Një prej pakove me çokollata "dhuratë" me destinacion Alassion gjatë kontrolleve në aeroportin e Gatëick të Londrës ka përfunduar në duart e policisë britanike, e cila përmes përdorimit të skanerit dhe pajisjeve radiografike që identifikojnë lëngjet ka zbuluar përmbajtjen e drogës në vezët me çokollatë, gjë që ka vënë në alarm autoritetet italiane. Përveç pakos angleze, hetuesit kanë konfiskuar edhe një pako në aeroportin Linate, ndërsa një "dhuratë e tretë" është bllokuar në aeroportin e BogotÄ…s me një total prej një kilogram drogë. Përveç drogës në shtëpitë e dy të arrestuarve janë konfiskuar 3.000 € dhe 2,700 dollarë. Gjithashtu në cilësisë e provës materiale është sekuestruar dhe një biletë avioni për në Kolumbi me largimin të shpejtë nga Spanja. Dyshohet që të dy të arrestuarit ishin duke u përgatitur të largoheshin sa me shpejt.

a.k/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE