English

Disa kile më shumë pas festave? Këshillat që japin dietologët

Tiranë, 6 janar, NOA - Reagimi nga bilanci pas festave? Disa kile më shumë ? Mos u frikësoni nga kilet e shtuara. Mjafton një dietë "e lehtë", përpara se ti ktheheni regjimit normal të të ngrënit pas pushimeve.

Këshilla e parë: Konsumoni fruta dhe perime në sasi të mëdha, një pjatë makarona ose oriz në ditë (sepse nuk është e vërtetë që karbohidratet të shëndoshin, por përkundrazi janë me të vërtetë thelbësore për funksionimin e duhur të organizmit) dhe përdorni peshk në vend të mishit.

Shampanja dhe pijet alkoolike, veçanërisht ëmbëlsirat duhen eliminuar.

Ndërsa ajo që "lejohet", vetëm 1 gotë verë në vakt. Këshilla e dytë: Mundohuni të lëvizni pak më shumë. Mjafton vetëm një gjysmë orë në këmbë në ditë, për të djegur kaloritë e tepërta të marra gjatë ngrënies së festave.

a.k/NOA

Â

KOMENTE