English

Durrës, kapen tre të mitur, vodhën një banesë

Durrës, 6 janar NOA - Tre të mitur janë kapur dje nga shërbimet e Seksionit të Luftës Kundër Krimeve ndaj Pronës në policinë e Durrësit

pasi akuzohen për vjedhjen e një banese.

Burime nga policia thanë se tre personat E.K, 15-vjeç, M.Q, 16-vjeç dhe A.D, do të ndiqen penalisht nga policia pasi akuzohet se ditën e djeshme në lagjen Nr. 8 në Durrës dyshohet të kenë vjedhur banesën e shtetasit I.Sh.

Sipas policia tre të miturit dyshohet se kanë marrë prej banesë, sende të ndryshme me vlerë 400.000 lekë të cilat i kanë shitur më pas në pikën e grumbullimit të metaleve me ngjyrë në këtë lagje.

Në cilësinë provës materiale u bë sekuestrimi i këtyre sendeve të nxjerra jashtë funksionimit.

k.k/NOA

KOMENTE