Shkodër, 6 Janar NOA - Forcat dhe mjetet ushtarake të dërguara në zonat e përmbytura në Shkodër e Lezhë kanë vazhduar kryerjen e detyrave për përforcimin e argjinaturave, evakuimin e popullsisë në zonat e përmbytura, dhe transportimin e mallrave të ndryshëm. Në zonën e Operacionit janë angazhuar 192 forca dhe dhjetëra mjete që shërbejnë për transport të njerëzve dhe mallrave si dhe mjete të tjera që kanë punuar për përforcimin e argjinaturave dhe transportimin e inerteve.
Brigada e Reagimit të Shpejtë është angazhuar gjatë ditës së sotme me 131 forca dhe 18 mjete. Në zonën e Dajçit janë kryer evakuime të banorëve të rrezikuar dhe materialeve të ndryshme, ndërsa në Samrisht kanë bërë bllokimin e argjinaturës së dëmtuar. Janë evakuuar 20 banorë dhe 147 bagëti.
Është ndërtuar 50 metër argjinaturë, janë mbushur 500 thasë me rërë, janë grumbulluar 50 m³ inerte dhe janë bllokuar 15 metër çarje pritash për rrjedhje uji.
Komanda e Mbrojtjes Rajonale në Shkodër është angazhuar me 45 forca, 6 mjete dhe 5 varka. Këto forca kanë riparuar gjatë ditës së sotme tre rrugë me materiale inerte, është bërë evakuimi i popullsisë nga Lagja e sipërme Asajme në Shkodër, është punuar në argjinaturën Shisht, janë transportuar ndihma ushqimore për në fshatin Obot, janë evakuar 4 familje nga Dajçi dhe Shiqi. Janë vënë në gatishmëri ambiente banimi për 100 persona në Rrenzë të Bushatit dhe deri tani janë strehuar 30 persona nga lagjja pazari i ri Shkodër. Brigada e Mbrojtjes Rajonale ka vazhduar operacionin në Tale të Lezhës për riparimin e argjinaturës së dëmtuar, ku janë transportuar 652 m³ inerte duke u angazhuar 16 forca dhe 10 mjete. Komanda Mbështetëse tha se ka vazhduar operacionin në Komunën Dajç me 3 mjete ku është bërë transport inertesh në sasinë 40 m³ për rregullimin e argjinaturës. Gjithashtu është normalizuar kalimi në rrugë.
Në Shëngjin janë transportuar 235 m³ inerte për forcimin e argjinaturës.
"Forcat ushtarake vazhdojnë intensivisht punën për normalizimin e situatës dhe për t'iu përgjigjur nevojave të banorëve", - deklaroi sonte, Ministria e Mbrojtjes.
a.b/e.r/NOA -
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve
Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë
Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike
Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët
PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë
Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën
Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen
PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme
Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët
Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma
Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile
Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi
Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët
Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen
Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura
Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut
Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik"
Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë