Tiranë, 6 janar NOA - Gjykata e Apelit nuk ka marrë parasysh kërkesën e Aldo Bares, i njohur si kapobanda e Lushnjes, për të lirimin nga burgu. Gjatë seancës së sotme kjo gjykatë ka vendosur të lërë në burg Aldo Baren, duke hedhur poshtë pretendimin e tij se kanë skaduar fatet kohore dhe për këtë duhet të lirohet nga burgu.
Gjykata e Apelit, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për lënien e tij në burg deri në përfundimin e gjykimit.
Më tej avokati i të pandehur ka deklaruar se do të çojë kërkesën në Gjykatën e Lartë.
Aldo Bare akuzohet për një sërë veprash penale të rëndë.
Ai u arrestua në Turqi dhe u ekstradua rreth dy muaj më parë në Shqipëri.
k.k/NOA