Vetëm për abonentët
Shkup, 6 Janar NOA - Nëntë të burgosur shqiptarë në vendin fqinjë refuzojnë të qëndrojnë në burgjet maqedone dhe i kanë kërkuar autoriteteve që të ekstradohen për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në qelitë e burgjeve të Shqipërisë.
Bëhet fjalë për nëntë shqiptarë të cilët gjenden aktualisht në burgun Idrizova në Shkup, i thanë agjencisë NOA burime nga ky institut riedukimi.
Ata janë:
      1. Shkelqim Garip Halili, ka bere dy kërkesa per transferim ne vitin 2001 dhe ne vitin 2007.
2.    Shkelqim Byslim Krasniqi, ka bere kerkese ne vitin 2007.
3.    Zini Arif Ferati, ka bere kerkese ne vitin 2005.
4.    Milazim Rufat Dida, ka bere kerkese ne vitin 2007.
5.    Nildet Fuat Meçkai, ka bere kerkese ne vitin 2008. Per kete person na sqaron se ka arritur pergjigjia e cila eshte ne procedure perkthimi.
6.    Petrit Pasko Gjika, ka bere kerkese ne vitin 2007.
7.    Jonuz Braim Mazreku, ka bere kerkese ne vitin 2007.
8.    Elvis Hila, ka bere kerkese ne vitin 2007.
9.    Gentijan Gjona, ka bere kerkese ne vitin 2008. Të burgosurit shqiptarë i janë drejtuar me një letër Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë si dhe Avokatit të Popullit Ermir Dobjani, duke kërkuar që pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga gjykatat e FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), ta kryejnë në burgjet shqiptare.
Burimet bëjnë të ditur se megjithë kërkesën e bërë, ministria jonë e Drejtësisë nuk ka predispozicionin për të pranuar ekstradimin e tyre, për shkak se gjashtë prej tyre janë të dënuar për trafik lëndësh narkotike.
Ndërkohë, dy shtetas maqedonas nga Shkupi, të cilët aktualisht gjenden në qelitë e burgjeve shqiptare, që prej dy vjetësh kanë bërë kërkesë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në burgjet e vendlindjes së tyre, por deri sot nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive.
e.r/r.b/NOA