English

Kosovë, Presidenti serb do qëndrojë sot në Deçan

Prishtinë, 6 janar NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka arritur sot për vizitë dy ditore në Kosovë me rastin e krishtlindjeve ortodokse.

Sipas mediave serbe, presidenti ka vizituar sot Manastirin e Deçanit, ku është takuar me klerikët fetarë ortodoksë.

Tadiç do ta kalojë natën në këtë manastir, ku në mesnatë mbahet ceremonia për Krishtlindjet Ortodokse, që do të ndiqet në mëngjes me liturgjinë e shenjtë.

Manastiri i Deçanit, që ndodhet në Kosovën Perëndimore, është ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore e fetare serbe.

I ndërtuar që në shekullin e XIV-t, ai ndodhet nën përkujdesjen e UNECSO-s.

Qeveria e Kosovës lejoi vizita e presidentit të Serbisë por me një kusht që ajo të ketë karakter fetar dhe të mos keqpërdoret për qëllime politike.

Ndërsa kundër kësaj vizite ka qenë opozita dhe lëvizja Vetëvendosje, duke vlerësuar se ajo bëhet për qëllime politike dhe në përpjekje për të minuar pavarësinë e Kosovës.

k.k/NOA

KOMENTE