English

Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura

Tiranë, 6 janar, NOA Update - Kryeministri Berisha ka apeluar në mbledhjen e qeverisë para ministrave që t'i përmbahen planit të posaçëm të hartuar për ndërhyrjet në zonat e përmbytura. Â

Duke iu drejtuar në mënyrë konkrete ministrit të Mbrojtjes, atij të Bujqësisë, të Arsimit, të Brendshëm etj, Berisha u la porositë përkatëse mbi zbatimin pikë për pikë të planit të evakuimit total të njerëzve dhe gjësë së gjallë.

Ai u bëri thirrje edhe mediave që të raportojnë si duhet për situatën e krijuar dhe paraqitjen e të dhënave sa më të sakta. Â

Më pas, ai vuri në dukje se puna e deritanishme e autoriteteve dhe e ushtrisë ka bërë që të shpëtojnë nga përmbytja dhjetëra hektarë tokë.

"Përshembull nga fryrja e detit në rast se nuk do të ishte përkushtimi i autoriteteve të Kurbinit për t'iu përgjigjur në mënyrë agresive, do krijohej një katastrofë për 7 mijë hektarë që do t'i kripëzonin ato", vuri në dukje më pas kryeministri.

Duke vlerësuar se deri tani është mundur që situata të menaxhohej, ai shprehu besimin se qeveria që ai drejton do ta kapërcejë atë me humbjet më minimale.

"Qeveria do jetë pranë banorëve të dëmtuar dhe ajo do t'i zhdëmtojë dhe kompensojë ata. Nuk ka vend për asnjë zhgënjim", e përfundoi fjalën e tij kryeministri Berisha.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE