Tiranë, 6 janar NOA - Tre të rinj janë vënë në pranga ditën e djeshme pasi akuzohen se kanë masakruar një qytetar vetëm për t'i vjedhur telefonin celular.
Efektivat e komisariatit të policisë nr.3, gjatë një operacionin të organizuar ditën e djeshme vunë në pranga tre të rinjtë Arlind Muça, 21-vjeç, lindur në Has dhe banues në Bathore, Vaim Tanushi, 21-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Bathore dhe Hafiz Daci, 22-vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore, i proçeduar për veprën penale kundërshtimit të punonjësit të policisë.
Arrestimi i tyre u krye sepse dje në "Rrugën e Durrësit" në kryeqytet, janë kapur në flagrancë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur me dhunë telefonin celular të një shtetasi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni celular markë "LG" dixhital, tip "IPHONE". Masa e arrestit ndaj shtetasit Hafiz Daci, u krye pasi nga veprimet hetimore të kryera, rezulton të ketë qenë së bashku me dy 21-vjeçarët.
Por Daci ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen, duke konsumuar elementët e veprës penale "moskallëzim krimi".
k.k/NOA