Tiranë, 6 janar NOA - Ministria e Brendshme ka bërë të ditur sot situatën në zonat e përmbytura në veri të vendit ku sipas saj e cila ka marrë të dhëna nga Qendra Kombëtare Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, situata po shkon drejt normalizimit.
Mësohet se në qarkun e Lezhës po punohet intensivisht nga firma private dhe nga forcat dhe mjetet e ushtrisë, për ndërtimin e argjinaturës, në afërsi me lagjen Stome, në Tale dhe në fshatin Ishull Shëngjin, me 11 mjete, (6 vetëshkarkuese, 2 fadroma, 1 ekskavator, 1 karroofiçinë dhe 1 ambulancë, të Ministrisë së Mbrojtjes), dhe 3 fadromë private.
Deri dje, nga kjo argjinaturë është përfunduar 700 ml, nga 1500 ml që është gjithsej.
Në qarkun e Lezhës, gjithashtu po punojnë forca dhe mjete të Policisë së Shtetit, emergjencave civile, të bordeve të kullimit dhe të pushtetit vendor.
Ndërkohë në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës po veprojnë në terren nga Ministria e Mbrojtjes 112 trupa, 13 mjete transporti vetëshkarkuese dhe 6 motobarka gomone.
Në Komunën e Ana e Malit 12 forca me dy mjete transporti montuan një urë tip bejli në këtë komunë.
Gjithashtu janë dislokuar nga Policia e Shtetit forcat operacionale me përbërje: 15 mjete transporti, për të ndihmuar në evakuimin e banorëve, forca të FNSH Shkodër e Tiranë, si dhe reparti Delta Force me dy gomone.
Ministria e Brendshme ka shpërndarë 200 pako ndihma, 500 paketa me detergjent për familjet në nevojë, si dhe 10 kv Ujë i pijshëm në bidonë 5 litërshe.
Më poshtë do të lexoni zonat e përmbytura sipas qarqeve:
Qarku Shkodër
Toka të Përmbytura:
Bashkia Shkodër, 300 ha
Komuna Ana e Malit, 741 ha
Komuna Dajç, 1200 ha
Komuna Bërdicë, 1000 ha
Komuna Bushat, 300 ha
Komuna Velipojë, 200 ha
Komuna Rrethina, 15 ha
Komuna Gur i Zi, 20 ha
Banesa me prezencë uji:
Bashkia Shkodër (Rajoni 1) 60 banesa
Komuna Ana e Malit (fshati Obot 130 + fshati Zus 5) 135 banesa
Komuna Dajç 85 banesa
Komuna Bërdicë 12 banesa
Komuna Bushat ( fshati Ashte) 5 banesa
Evakuimi i banorëve:
Bashkia Shkodër (Rajoni 1) 60 familje
Komuna Ana e Malit 30 familje
Komuna Dajç 130 familje
Komuna Bërdicë 5 familje
Komuna Bushat 7 familje
Në të gjithë zonën e përmbytur janë larguar dhe 350 krerë bagëti.
r.b/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve
Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë
Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike
Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët
PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë
Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën
Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen
PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme
Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët
Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile
Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi
Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët
Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen
Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura
Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut
Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik"
Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë