English

Nëntë të burgosur në Shkup, kërkojnë të vuajnë dënimin në Shqipëri

Shkup, 6 Janar NOA - Nëntë të burgosur shqiptarë në vendin fqinjë refuzojnë të qëndrojnë në burgjet maqedone dhe i kanë kërkuar autoriteteve që të ekstradohen për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në qelitë e burgjeve të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për nëntë shqiptarë të cilët gjenden aktualisht në burgun Idrizova në Shkup, i thanë agjencisë NOA burime nga ky institut riedukimi.

Të burgosurit shqiptarë i janë drejtuar me një letër Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë si dhe Avokatit të Popullit Ermir Dobjani,

duke kërkuar që pjesën e mbetur të dënimit të dhënë nga gjykatat e FYROM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), ta kryejnë në burgjet shqiptare.

Burimet bëjnë të ditur se megjithë kërkesën e bërë, ministria jonë e Drejtësisë nuk ka predispozicionin për të pranuar ekstradimin e tyre, për shkak se gjashtë prej tyre janë të dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Ndërkohë, dy shtetas maqedonas nga Shkupi, të cilët aktualisht gjenden në qelitë e burgjeve shqiptare, që prej dy vjetësh kanë bërë kërkesë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në burgjet e vendlindjes së tyre, por deri sot nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive.

e.r/r.b/NOA

KOMENTE