English

Një 34-vjeçar kapet në flagrancë me 1 pistoletë dhe 6 fishekë

Korçë, 6 janar, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundësuar arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit Kristaq Prifti, lindur dhe banues në fshatin Pendavinjë pasi u kap tek mbante me vete armë pa leje. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të policisë së Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat pohojnë se i ndaluari rezultonte të ishte i dënuar edhe më parë për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë".Â

Ndalimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një pistoletë të tipit TT model 56  së bashku me gjashtë fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale "Mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal ndërsa materialet proceduriale iu kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE