Tiranë, 6 janar NOA - Partia Demokristiane ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës shpreh gjithë solidaritetin e saj me familjet e dëmtuara nga përmbytjet.
"Partia Demokristiane ka ndjekur me shqetësim situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet në qarqet e Shkodrës e të Lezhës dhe shpreh gjithë solidaritetin e saj me familjet e dëmtuara nga vërshimi i ujërave në banesa dhe në tokat bujqësore.
PDK, duke e ndjekur nga afër situatën e rëndë të krijuar, vëren se rreziku është ende i lartë dhe se vazhdimi i reshjeve mund të sjellë një katastrofë të vërtetë në zonat e Shkodrës dhe të Lezhës" thuhej në deklaratën e PDK-së.
PDK kërkoi nga Qeveria Shqiptare dhe institucionet përgjegjëse të marrin të gjitha masat, së pari, për të shpëtuar jetët e rrezikuara të njerëzve në fshatrat e përmbytur dhe, së dyti, ndjekjen me përgjegjësi të situatës orë pas ore, për të kufizuar me sa të jetë e mundur dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e tanishme dhe të pritshme.
"Qeveria shqiptare dhe autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e situatës edhe njëherë treguan papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e tyre në menaxhimin dhe përballimin e situatës kritike të krijuar nga reshjet e vazhduara duke u shkaktuar dëmtimin e pronës dhe rrezikimin e jetës, mijëra familjeve shqiptare.
PDK i kërkon qeverisë shqiptare të llogarisë dëmin e shkaktuar nga përmbytjet dhe të dëmshpërblejë të gjitha familjet e dëmtuara.
PDK i kërkon gjithashtu Qeverisë Shqiptare të marrë përgjegjësitë politike për dëmin e shkaktuar, sepse përmbytjet janë shkaktuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e saj qeverisëse" deklaroi PDK duke shtuar se Prokuroria e Përgjithshme duhet të nisë menjëherë hetimet dhe të çojë për ndjekje penale përgjegjësit e kenqmenaxhimit të prurjeve dhe depozitimeve ujore në liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin.
k.k/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve
Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë
Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike
Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët
PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë
Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën
Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen
Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët
Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma
Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile
Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi
Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët
Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen
Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura
Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut
Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik"
Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë