Tiranë, 6 janar NOA - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë duke parë situatën si dhe paralajmërimet e qeverisë për rrezikun që u kanoset banorëve të zonës së Leshës dhe Shkodrës ndihet e obliguar që të bëjë një thirrje për gjithë biznesin e Tiranës dhe më gjerë që të kontribuojnë për të ndihmuar këto familje.
Nisur nga kjo situatë dhoma ka nisur kontaktet me bizneset anëtare ose jo të këtij institucioni që të bëhen bashkë në këtë iniciativë për të ndihmuar banorët.
Gjatë një deklarate për shtyp dhoma konstaton se kërkesat dhe nevojat e banorëve janë nga më të ndryshmet dhe bizneset do të jenë të gatshme të ofrojnë produktet e tyre për ti ndihmuar ata.
Gjithashtu paralajmërimi i bërë nga kryeministri, se vendi është në prag katastrofe, ishte një zë më shumë që dhoma të marrë iniciativën për sensibilizimin e biznesit.
Qeveria është shprehur e gatshme se pas normalizimit të situatës do të dëmshpërblejë banorët për dëmet që kanë pësuar. Për momentin ajo çfarë kërkohet është evakuimi i banorëve nga shtëpitë me qëllim mbrojtjen e jetëve të njerëzve.
r.l/NOAÂ
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve
Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë
Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike
PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë
Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën
Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen
PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme
Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët
Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma
Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile
Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi
Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët
Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen
Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura
Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut
Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik"
Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë