English

Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi

Tiranë, 6 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Gjatë bisedës, Berisha e njohu Presidentin Sejdiu me situatën e krijuar në zonat e përmbytura në vend.

Sejdiu e informoi kryeministrin Berisha se Kosova ka vendosur të nisë në Shqipëri, Forca të Sigurisë së Kosovës për të ardhur në ndihmë në zonat e përmbytura.

Kryeministri Berisha e falënderoi Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu për këtë vendim, si dhe për ofertën e qeverisë së Kosovës për ndihma në varka shpëtimi dhe mjete të tjera. Gjithashtu kreu i qeverisë shqiptare i shprehu Presidentit Sejdiu falënderimin e tij edhe për ndihmën financiare që Komuna e Gjakovës për ka akorduar për zonat e përmbytura në Shqipëri.

Gjatë bisedës telefonike, Presidenti i Kosovës u shpreh se po ndjek me vëmendje situatën në vijimësi, si dhe shprehu vlerësimet e tija për të gjitha përpjekjet e autoriteteve dhe të qeverisë shqiptare për përballimin me eficencë të kësaj situate të vështirë.

k.k/NOA

KOMENTE