Tiranë, 6 janar, NOA - Ndërsa dje gjatë një inspektimi në veri, kryeministri Berisha do të deklaronte hapur se vendi gjendet në prag katastrofe nga përmbytjet, sot ai ka vendosur të mbledhë në mënyrë urgjente kabinetin qeveritar për të diskutuar mbi situatën e krijuar. Ndërkaq, nga Presidenca bëhet me dijeni se kreu i shtetit, Bamir Topi do të ndërmarrë sot në inspektim në zonat e përmbytura në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës.
Ditën e djeshme, ka qenë kryeministri Berisha së bashku me kryeparlamentarem Topalli të cilët kanë ndërmarrë sot një inspektim të dytë në veri të vendit.
Kryeministri shprehu angazhimin e qeverisë për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatës, gjë që pritet ta deklarojë edhe ditën e sotme gjatë mbledhjes së qeverisë.
Por ai gjithashtu i ka ndërgjegjësuar banorët dhe pushtetarët lokalë të Dajçit se situata është mjaft e rrezikshme dhe se vendi gjendet në prag katastrofe ndaj u ka bërë thirrje atyre që të evakuohen sa më parë në zona të sigurta.
n.e/NOA
Â
Â
Â