English

Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen

Tiranë, 6 janar NOA - Lëvizja G99 i kërkoi sot qeverisë që të kompensojë në këto ditë të vështira të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet duke propozuar si skemë kompensimi një ndihmë standard prej 10 milion lekësh për secilën familje, kompensimin me 250 mijë lekë për çdo metër katror ndërtim si dhe kompensimin e plotë për të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Këtë kërkesë e bëri publike sot kreu i G99, Erion Veliaj, i cili kërkoi gjatë një konference për shtyp edhe dorëheqjen e ministrit të Energjitikës Dritan Prifti, duke e akuzuar atë për papërgjegjshmëri të plotë.

"Papërgjegjshmëria e Ministrit Prifti në shkeljen e sigurisë është e mjaftueshme që ai të largohet sa më parë nga qeveria", tha Veliaj.

Sipas tij, situata aktuale në zonat e përmbytura ka ardhur si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie dhe e paaftësisë së qeverisë.

"Është e turpshme për Priftin dhe për kryeministrin Berisha, që t'i venë fajin për këtë situatë Afrikës, ngrohjes globale apo natyrës" theksoi Veliaj. Ai i bëri apel Kryeprokurores Ina Rama që të nisë një hetim në lidhje me menaxhimin e digës në Fierzë, për të kuptuar se çfarë rregullash të sigurisë janë shkelur dhe për të vënë përgjegjësit para Një akuzë të fortë për paaftësi dhe për mungesë totale të përgjegjshmërisë Veliaj bëri edhe ndaj kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

Ai tha se, Topalli ka rreth 15 vjet që është deputete e kësaj zone e megjithatë, nuk ka ndërmarrë as edhe njëherë të vetme ndonjë nismë për t'i paraprirë një situate të tillë. k.k/NOA

KOMENTE