English

Policia arreston në spital kreun e Al Kaidës që vepronte në Jemen

Jemen, 6 janar NOA - Policia e Jemenit njoftoi sot se ka arrestuar të dyshuarin si liderin e organizatës terroriste Al Kaida që vepronte në Jemen.

Sipas policisë, arrestimi u krye në një spital në Raid, 80 km në veri të Sanas Mohammad Ahmed al-Hanak.

Dyshohet se i arrestuari është organizatori i kërcënimeve që kanë detyruar ambasadat perëndimore të mbyllen në Sana.

Ambasada amerikane në këtë vend ashtu si dhe ambasada britanike, franceze dhe japoneze kanë rifilluar dje punën.

Ndërkohë mësohet se në Jemen qeveria ka nisur një ofensivë kundër të gjithë atyre që i japin përkrahje financiare ekstremistëve.

Â

KOMENTE