English

PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë

Tiranë, 6 janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i ka bërë apel të gjithë banorëve të Shkodrës, dhe atyre në zonën e katastrofës por edhe atyre në zonën e rrezikut, të evakuohen.

"Rreziku është shumë i lartë dhe situata do të bëhet edhe më e rrezikshme, në një zonë edhe më të gjerë, për jetën e tyre e të familjeve të tyre! Jeta është shumë më e shtrenjtë, na ka mbetur për të kujdesemi vetë, pa pritur të na i marrë Qeveria.

Këtë apel PS po e përcjell në mënyrën më të përgjegjshme, me çdo mjet e mënyrë komunikimi, me të gjithë forcën e strukturën e saj, në terren, për më shumë se 48 orë, me qëllim mbijetesën e çdo shqiptari nga Shkodra e Lezha i ndodhur në rrezik familjarisht" deklaroi sot Braçe.

"E shoh në sy dhe e ndjej me zemër çdo shqiptar të Shkodrës për të apeluar tek ata: Largohuni! Kjo është sakrifica juaj! Qeveria ka lënë vetëm një mundësi në këto kushte: Shkarkimin e ujit në sasi të mëdha nga liqenet e hidrocentraleve dhe zgjerimin e zonës së katastrofës nën ujë! Po e përsëris: Largohuni! Kjo është sakrifica juaj për të shpëtuar jetën e mijëra shqiptarëve të tjerë, nga rreziku i thyerjes së digave më të mëdha në Shqipëri, vënë nën këtë rrezik nga Qeveria e Shqipërisë!

Nëse "Gërdeci material" po konsumohet, ju keni në dorë të ndalni "Gërdecin njerëzor"

Katastrofa që po konsumohet në dëme të mëdha materiale-pronësore e që rrezikon të thellohet, në dëme njerëzore, materiale-pronësore, ekonomike gjithashtu, nuk është produkt i kushteve atmosferike" apeloi më tej deputeti socialist.

k.k/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve

Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë

Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike

Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët

Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën

Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen

PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme

Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët

Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma

Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile

Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi

Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët

Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen

Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura

Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut

Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik"

Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë

KOMENTE