Uashington, 6 janar, NOA - Të paktën 28 persona që shërbejnë si civilë në kuadrin e misioneve të ndryshme Organizatës së Kombeve të Bashkuara në mbarë botën janë vrarë gjatë vitit të kaluar. Një fakt i tillë pohohet në një raport të fundit të botuar nga kjo organizatë, sipas të cilit përveç tyre konfirmohen edhe ndarjet nga jeta të 7 paqeruajtësve gjatë vitit që sapo lamë pas.
Sipas të dhënave, 6 nga paqëruajtësit u vranë në një incident në rajonin Darfur të Sudanit, kurse i shtati u vra në vendin e tij në Pakistan.Ndërkaq, thuhet se 18 nga personat civilë janë vrarë në Afganistan dhe në Pakistan gjatë misioneve të tyre.
n.e/NOA