Shkodër, 6 janar, NOA - Reshje të mëdha shiu kanë rënë gjatë gjithë natës në rrethin e Shkodrës, duke e përkeqësuar edhe më shumë gjendjen në të cilën janë zhytur rrethinat e kësaj zone për ditë të tëra.
Mësohet sesi niveli i madh i reshjeve të rëna gjatë natës e kanë rritur edhe më tej nivelin e ujit të komunën e Dajçit në këtë rreth.
Vetëm dje në mbrëmje janë evakuuar nga banesat e tyre rreth 80 familje të kësaj komune, ndërkohë që në lagjet "Ajasëm" dhe ‘Bahçallëk" janë shpërndarë ushqime.
Argjinatura në komunën e Dajçit po dëmtohet akoma edhe më shumë, duke e rritur shqetësimin e ekspertëve.
Ndërkaq, Shtabi i Emergjencës gjatë ditës së sotme do të diskutojë mbi masat e reja që do të merren në kuadrin e shtimit të reshjeve dhe si pasojë, e vëllimit të ujit në kaskadat e hidrocentraleve të veriut.
n.e/NOA