Kaliforni, 6 janar, NOA - Një gjendje e vërtetë alarmi është krijuar në një aeroport të Kalifornisë nga forcat e sigurisë pasi menduan se kishin ndeshur gjatë kontrolleve të valixheve të pasagjerëve një lëng të dyshimtë. Por në fund, është konstatuar se gjithçka ka qenë një alarm i rremë, pasi lëngu ishte vetëm mjaltë.
Zyrtarët thanë se shishet fillimisht dolën pozitive në testet për TNT dhe dy nga rojet u sëmurën pasi u ekspozuan ndaj tyre, por më pas, kontrolli vërtetoi se përbërja nuk ishte e dëmshme. Sipas tyre, duhet të ketë patur ndonjë substancë tjetër që ka shkaktuar keqkuptimin dhe alarmin e krijuar për ndonjë sulm të mundshëm të planifikuar përmes këtij lëngu.
n.e/NOA