Bruksel, 6 janar NOA - Belgjika nuk ka për të instaluar të paktën tani për tani, skanerë të trupit në aeroportet e saj. Lidhur me këtë qeveria belge deklaroi sot se ajo ka ndërmend të presë vendimet e vendeve të BE-së.
Vendimi për vendosjen e këtyre instrumenteve të kontrollit trupor do të "merret vetëm pas një konsensusi evropian, - tha zëdhënësi i Sekretarit të shtetit belg.
Ekspertët evropianë të 27 shteteve anëtare do të shqyrtojnë çështjen e sigurimit të aeroporteve në një takim të caktuar për nesër.
k.a/NOA