English

Tiranë, arrestohet 19-vjeçari, vodhi para dhe sende me vlerë në një banesë

Tiranë, 6 janar NOA - Një 19-vjeçar është arrestuar dje nga polici pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje.

Kreshnik Mziu 19-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë dyshohet se më datë 3 dhjetor 2009, në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi.

Vjedhja u krye në Tiranë ku tre të rinjtë yhynë në ambientet e brendshme të një banese prej nga morën 2 000 euro, 2 kasetofona makine, 2 ora floriri, një byzylyk floriri, një unazë floriri dhe një makinë qethëse me ngjyre të zezë.

Pas hetimeve policia identifikoi pas ditë më pas autorët e ngjarjes ndërsa njeri prej tyre pikërisht 19-vjeçari Kreshnik Mziu u arrestua ditën e djeshme.

k.k/NOA

KOMENTE