Shkodër, 6 Janar NOA - Forcat dhe mjetet ushtarake të dërguara në zonat e përmbytura në Shkodër e Lezhë kanë vazhduar kryerjen e detyrave për përforcimin e argjinaturave, evakuimin e popullsisë në zonat e përmbytura, dhe transportimin e mallrave të ndryshëm. Në zonën e Operacionit janë angazhuar 190 forca dhe dhjetëra mjete që shërbejnë për transport të njerëzve dhe mallrave si dhe mjete të tjera që kanë punuar për përforcimin e argjinaturave dhe transportimin e inerteve.
Gjithashtu, në Batalionin e Reagimit të Shpejtë në Shkodër kanë mbërritur 17 forca nga FSK-ja e Kosovës, të cilët janë angazhuar në ndihmë të popullsisë civile.
Brigada e Reagimit të Shpejtë është angazhuar gjatë ditës së sotme me 118 forca dhe 25 mjete.
Në zonën e Dajçit janë kryer evakuime të banorëve të rrezikuar dhe materialeve të ndryshme, ndërsa në Samrisht kanë bërë bllokimin e argjinaturës së dëmtuar. Janë evakuuar disa banorë dhe 27 bagëti.
Janë vendosur 600 thasë me rërë për të bllokuar çarjet e pritave. Në Bërxhat vazhdon puna për ndërtimin e argjinaturës. Komanda e Mbrojtjes Rajonale në Shkodër tha sot pasdite se është angazhuar me 49 forca, 8 mjete dhe 5 varka. Këto forca kanë riparuar gjatë ditës së sotme tre rrugë me materiale inerte, është bërë evakuimi i popullsisë, janë furnizuar me ushqime familje që jetojnë në zonat e përmbytura dhe janë transportuar të sëmurë për në spitalin civil në Shkodër.
Kurse Brigada e Mbrojtjes Rajonale ka vazhduar operacionin në Tale Lezhë në riparimin e argjinaturës së dëmtuar, ku janë transportuar 120 m3 inerte duke u angazhuar 14 forca dhe 8 mjete. Fadromat kanë punuar 5 orë për rregullimin e argjinaturës. Nga ana tjetër, Komanda Mbështetëse ka vazhduar operacionin në Komunën Dajç me 6 mjete ku është bërë transport inertesh nga Velipoja në Dajç në sasinë 125 m³ për rregullimin e argjinaturës dhe shtrimin e rrugës.
Në Ishull Lezhë janë angazhuar 7 mjete të tjera që kanë transportuar 224 m³ inerte për forcimin e argjinaturës. Në fshatin Semishtë në Shkodër është transportuar 40 m3 zhavorr dhe në fshatin Qafë gjithashtu, për të normalizuar kalimin në rrugë. Forcat ushtarake vazhdojnë intensivisht punën për normalizimin e situatës dhe për t'iu përgjigjur nevojave të banorëve.
a.b/e.r/NOA
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve
Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike
Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët
PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë
Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën
Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen
PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme
Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët
Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma
Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile
Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi
Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët
Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen
Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura
Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut
Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik"
Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë