Milano, 6 Janar NOA - Ky fillim viti për Milanin duket se nuk ka nisur shumë mbarë për ekipin pasi një pengesë mjaft e rëndësishme për to ka ardhur këtë mëngjes pasi lojtari brazilian Alexandre Pato është dëmtuar.
Me sa duket Pato ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit të Milanit përpara ndeshjes me Genoan dhe pikërisht këtë mëngjes ai ka pësuar një goditje.
Pasi është dhënë i sigurt lajmi që do të mungojë në ndeshjen e mbrëmjes, do të shihet dhe grada e këtij dëmtimi për të parë Paton në fushën e lojës.
Duke vënë re mungesën e brazilianit, tekniku Leonardo duket se do të luajë në sulm me Borrielon i cili do të ketë mbështetjen e Ronaldinhos dhe Beckham nga krahët.
Për t'u theksuar në këtë ndeshje është mungesa e Seedorf por dhe rikthimi i mesfushorit Andrea Pirlo në regjinë e lojës.
r.b/NOA
Â