English

Vetëm derdhja e ujit shmang katastrofën

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 6 janar NOA - Shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, si e vetmja mënyrë për të shmangur çdo katastrofë të mundshme.

Fillimi i shkrirjes së dëborës nga malet dhe reshjet e mëngjesit të sotëm kanë vënë në alarm të gjithë shtetin.

Qëllimi i vetëm është që Fierza të arrijë në kufijtë e 290 metrave, kuotë kjo e cila mund të menaxhohet duke vënë në punë të gjitha turbinat për prodhimin e energjisë, por duke shmangur shkarkimet.

Të dhënat nga KESH tregojnë se janë hapur portat e të tre heceve për ti paraprirë çdo situatë hidrike që mund të sjellin ditët në vijim, Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.

"Nuk mund të mbajmë këtë nivel të Fierzës, pasi mund të në sjellë dëme edhe më të mëdha, ndaj jemi të detyruar të bëjmë shkarkime"- shprehet Erjon Kalaja, nga drejtoria e digave në KESH.

Rregullorja e kaskadës së Drinit parashikon se në rast se Fierza arrin në kufijtë e 285 metrave në muajin dhjetorë, situata konsiderohet shqetësuese dhe duhen marrë masa. Sipas përfaqësuesit të KESH-it, gjatë kësaj kohe nisi depozitimi i energjisë, por situata precipitoi brenda pak ditësh kur sasia e reshjeve dhe shkrija e dëborës sollën rritjen e menjëhershme të nivelit të liqeneve.

Sipas Krajës Brenda tre ditësh Fierza arriti në 289 metra ky fakt detyroi KESH të hapë portat.

Niveli maksimal i lejuar i Fierzës është 295 metra.

Ekspertët e KESH-it shprehen se niveli i prurjeve të ujit në kaskadë është parashikuar që të presë deri në 4500 metër kub në sekondë, nivel ky i cili nuk është arritur në ditët e fundit, çka do të thotë se niveli i prurjeve nuk rrezikon dëmtime të mundshme të digave.

r.l/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Ministri i Brendshëm publikon situatën më të fundit pas përmbytjeve

Ushtria, intensitet punimesh në zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë

Ministria e Energjetikës: Opozita shpif, nuk kemi importuar energji elektrike

Përmbytjet, Dhoma e Tregtisë apel biznesit: Ndihmoni banorët

PS, Braçe apel banorëve: Largohuni, rreziku është shumë i lartë

Presidenti Topi: Banorët e dinë që situata do të vështirësohet, duhet të evakuohen

PDK: Solidaritet me familjet e dëmtuara, Qeveria e paaftë dhe e papërgjegjshme

Përmbytjet, Forcat e Armatosura evakuojnë banorët

Ministria e Brendshme: Situata në veri drejt normalizimit, u shpërndanë ndihma

Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile

Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë me forca sigurie dhe varka shpëtimi

Përmbytjet, Topi: Situata emergjente, të evakuohen banorët

Përmbytjet, Veliaj: Të kompensohen familjet, Prifti të japë dorëheqjen

Kryeministri u ndan ministrave detyrat për planin e ndërhyrjes në zonat e përmbytura

Berisha: Përmbytjet, situatë emergjente reale. Katastrofa qëndron si shpata e Demokleut

Deputetët socialistë inspektojnë zonat e përmbytura: "Berisha mos përhapë panik"

Reshjet e mëdha të natës në Shkodër përkeqësojnë gjendjen e përmbytjeve në zonë

KOMENTE